Kater vite e gjysem ne krye te Vllaznise se femrave por duket se viti 2019 do te mbetet gjate ne kujtesen e tij. Nikolin Leka eshte pare mese i lumtur pasditen e djeshme, pas fitores se fundit per kete vit, ate me rezultatin e thelle 11-0 ndaj Tirana AS, duke e konfirmuar edhe zyrtarisht ekipin shkodran “kampion te dimrit”.
“Nje fitore e bukur e cila eshte frut i punes se bere nga ekipi gjate gjithe vitit dhe kesisoj i beme mbylljen e duhur ketij viti. Padyshim qe te luajturit ne stadiumin “Loro Boriçi” te jep edhe me shume emocione, i jep mundesi edhe vajzave te shrehen edhe me mire ne fushen e lojes, por ne fund ia dolem te marrim nje fitore te paster”- eshte shprehur fillimisht ai.
I pyetur nese diferenca qe ka krijuar me ndjekesit e favorizon Vllaznine per gjysmen e dyte te kampionatit ne rrugen e tij drejt titullit te shtate kampion rradhazi, trajneri Leka shton: “Padyshim qe jemi te favorizuar sepse me kete diference te krijuar por edhe me kualitetet qe ka brenda skuadra, do te shkojme padyshim drejt fitimit te trofeve te tjera”.
Nderkohe, e pyesim Nikolin Leken edhe nese ishte ky viti me i mire edhe per ne aspektin personal dhe ai pergjigjet: “Padyshim qe ka qene nje vit i shkelqyer edhe per mua personalisht. Kam perjetuar emocione te medha dhe shpresoj qe te njejten gje sebashku me Vllaznine, te perjetojme edhe vitin e arshshem”.
Kujtojme se Nikolin Leka ne krye te Vllaznise ka fituar 8 trofe deri tani: 4 tituj kampione dhe 4 Kupa te Shqiperise dhe perpos tyre, vitin qe po leme pas ka arritur suksesin historik: Kalimin ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes.
www.shkodrasport.com