Sportisti me i mire i vitit 2018 eshte volejbollisti Nikolin Qafarena.
Ky ka qene verdikti i votimeve qe kane zgjatur gati nje muaj e gjysem dhe qe eshte organizuar nga Agjensia e Spektakleve “Buna 1”.
Mbremjen e sotme ne teatrin “Migjeni” eshte zhvilluar edhe ceremonia e shpalljes se me te mireve te “Best 10 North 2018”.
Per t’ i dhene çmimin Qafarenes eshte ngjitur ne skene ish- trajneri i tii Artan Kalaja i cili ka shprehur kenaqesine e dorezimit te nje çmimi te dhene nje sportisti qe ai e ka marre tek volejbolli plot 16 vite me pare.
Vete Nikolin Qafarena ka falenderiar te gjithe ata qe e kane votuar por edhe koleget dhe trajneret e tij.