Specialisti i njohur i futbollit Nikoll Gjergji ka nisur një projekt më fëmijët e Akademisë “Juban Danja”. Ashtu siç kemi bërë të ditur edhe pak ditë më përpara, ish- futbollisti i njohur i Vllaznisë së viteve ’60, ka ndër mend të bëjë diçka të bukur me këtë projekt. I është bashkangjitur Akademisë “Juban Danja” duke parë edhe seriozitetin dhe korrektesën e presidentit Ferdinand Jaku dhe sëbashku kanë ndër mend të bëjnë diçka të bukur.
Nikoll Gjergji njihet si një prej specialistëve më të mirë të futbollit të moshave në Shkodër sepse ka punuar prej shumë vitesh me to ndërkohë që gjatë vizitave të herëpashershme në Itali ku ndodhen familjarë të tij, ka marrë eksperienca të reja të cilat ka dëshirë t’i vërë në zbatim edhe këtu. Interesant është fakti se tek “Juban Danja” ka ekipe moshash si për djem ashtu edhe për vajza dhe bashkë me trajnerët që i stërvisin ato, tashmë ka nisur një projekt shumë serioz dhe brenda një kohe të shkurtër pritet të konkretizohen edhe frutet e para të kësaj pune të nisur.
© shkodrasport.com