Do te nise sot ne Budva te Malit te Zi Kampionati Europian i 22 vjeçareve ne boks, ne te cilin merr pjese edhe kombetarja shqiptare me tre boksiere. Njeri prej tyre, pikerisht Arjol Zeneli do te ngjitet ne ring qe diten e sotme.
Ai do te konkurroje ne peshen 57 kg dhe perballe tij do te jete boksieri nga Azerbajxhani Azrak Babirov. Kujtojme qe dy vite me pare, pikerisht ne Budva, Zeneli u rendit i treti dhe mori medaljen e bronzte ne Kampionatin Europian te 18 vjeçareve.
Para nisjes per “Shkodra Sport” boksieri vlonjat u shpreh se edhe ne kete eveniment te tanishem do te synoje serish te futet ne zonen e medaljeve pasi gezon nje forme shume te mire sportive.
Nderkohe pas peshimit te sportisteve qe eshte bere diten e djeshme, eshte hedhur edhe shorti dhe dy boksieret e tjere te kombetares tone, Flavio Meta qe do te konkurroje ne peshen 75 kg dhe Geljan Rajku ne peshen 92 kg, do t’i kene ndeshjet e tyre te para ne ditet e ardhshme.
Kombetarja jone shoqerohet ne kete eveniment te rendesishem nga dy trajneret Zef Gjoni e Lazarin Vila dhe ata besojne shume tek suksesi i sportisteve duke u shprehur se ka shanse per t’u kthyer ne Shqiperi me medalje./SHKODRA-SPORT.COM/