Vllaznia U19 nis misionin e saj për mbrojtjen e trofeut të Kupës së Shqipërisë. Tani po bëhet gati për të startuar finalja e saj ku përballë do të ketë ekipin e Besës së Kavajës.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Në portë është Qarri ndërsa në mbrojtje Shimaj, Lekaj, Repaj e Kovaçi. Në mesfushë ndërkohë do të luajnë Kulla, Hoxha, Rrasa, Mali. Ndërsa në sulm Ndreca dhe Qardaku.

Vllaznia është fituesja në fuqi e Kupës dhe padyshim që do të tentojë ta bëjë të vetin këtë trofe edhe sot.

Këtë gjë do ta vendosin 90 minutat e kësaj finale që po luhet në “Elbasan Arena”. Trajneri Zmijani eshte i bindur se skuadra e tij mund t’ia dale per ta bere te vetin edhe kete trofe.