Kukësi ia ka dalë të fitojë ndaj Laçit por me shumë vështirësi dhe ne ffund te takimit eshte vendosur rezultati 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar 10 minuta para fundit megjithatë fitorja 1-0 e kampionëve në fuqi, i ndihmon ata që për momentin të kalojnë në vendin e dytë të renditjes.

Sakaq në Lushnjë, ka qenë Kamza e cila ka fituar me rezultatin 3-2 dhe në këtë mënyrë kjo skuadër tashmë është ngjitur në vendin e katërt në renditje.

Një ecuri e shkëlqyer e debutuesve në këtë kampionat. Ndërkohë në orën 17.00 do të luhen dy sfidat e tjera të javës së 21-të të Superligës.

Ajo që do të luhet në Korçë në mes Skënderbeut dhe Partizanit si dhe ajo që do të luhet në Durrës në mes Teutës dhe Flamurtarit.

Kjo javë siç dihet do të mbyllet me takimin e nesërm në Gjirokastër në mes Luftëtarit dhe Vllaznisë.
© shkodrasport.com