Java e dytë e Kategorisë Superiore do të nisë sot, ku në fushë do të zbresin Tirana dhe Teuta, për të provuar shijen e fitores për herë të parë në këtë sezon, duke qenë se të dyja skuadrat, kanë pretendime të larta.
Takimi i planifikuar të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” do të nisë në orën 19:45.
Tirana vendëse, e nisi kampionatin me një humbje befasuese përballë Kamzës në shtëpi, ku goli i shënuar nga Sebino Plaku pak minuta para fundit, tregoi dhe njëherë se Tiranës i duhet pak kohë për të treguar dhëmbët, ndërsa më ndryshe u paraqit Teuta.
Durrsakët ishin pritës në javën e parë dhe si mysafir kishin Flamurtarin e Vlorës.
Takimi u mbyll në barazim 0-0, por loja që zhvilloi skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, ishte në një nivel të kënaqshëm dhe me të drejtë, sot do të provojë që të marrë tre pikët përballë Tiranës, për ta nisur kështua kampionatin vetëm në javën e dytë./vipsport/