Kategoria Superiore do të nisë sezonin e ri 2020-21 të mërkurë. Bojkoti I stërgjatur e ka lënë 50 ditë pas futbollin shqiptar, teksa tanimë do ishim në javët e tetë të saj. Kështu, e mërkura është dita e fillimit të lojës, me kalendarin që paraqet duele interesante.

Për shkak se disa nga fushat e stadiumeve në Shqipëri janë në rikonstruksion, është dashur që skuadrat të spostohen në qytete të tjera.

Kryendeshja e javës së parë do të luhet në Korçë, me Tiranën që pret Kukësin. Kampionët dhe nënkampionët do të masin menjëherë forcat mes tyre, me duelin që nis në orën 13:45.

Po në këtë orar do të luhet edhe Bylisi me Laçin apo Kastrioti me Partizanin. Në orën 16:45 janë programuar dy sfida. Teuta pret Skënderbeun, ndërsa Vllaznia luan në “Loro Boriçi” me Apoloninë. Pra keto dy te fundit do te luhen me projektore, megjithate mungesa e tifozeve per shkak te covid-19 ndoshta ia zbeh rendesine atyre.