Sot ka nisur kampionati i nëntë kombëtar i futbollit të femrave në Shqipëri. Në ndeshjet e javës së parë, Vllaznia kampione në fuqi e ka nisur “me vrull”. Ajo ka fituar me rezultatin e thellë 8-0 ndaj Teutës në ndeshjen e luajtur në Durrës.
Interesant është fakti se të tetë golat janë shënuar që në pjesën e parë dhe tre prej tyre mbajnë firmën e Megi Doçit, ndërsa nga dy gola kanë shënuar Desantila Koldashi dhe Uendi Muja, ndërsa të tetin e ka shënuar Gruda. Kjo fitore tregon më së miri se vajzat shkodrane do të jenë pretendentet kryesore për fitimin e titullit kampion edhe në sezonin e ri duke kërkuar titullin e pestë kampion rradhazi.
Ndërkohë po për javën e parë të kampionatit, ka patur edhe një derbi shkodran. Juban Danja ka luajtur ndaj AAS dhe kjo e fundit ka fituar me rezultatin 3-0.
© shkodrasport.com