Pasditen e sotme në Shkodër, Elbasan dhe Fier kanë nisur kampionatet e ekipeve përfaqësuese rajonale të cilat zhvillohen për të tre grupmoshat, ato U-13, U-15 dhe U-17. Në Shkodër, pikërisht në “Loro Boriçi” kanë luajtur ndeshjet e para të tre ekipet e Zonës së Veriut dhe përballë, sipas shortit të hedhur, kanë qenë tre ekipet e Zonës së Durrësit.

Nga tre ndeshjet e zhvilluara, ka fituar vetëm Shkodra U-15 e cila siç dihet drejtohet nga Vioresin Sinani ndërkohë që Shkodra U-13 që drejtohet nga Elvin Beqiri nuk ka shkuar më larg sesa barazimi 2-2 ndaj durrsakëve. Sakaq, me humbje e ka nisur këtë kampionat Shkodra U-17 e drejtuar nga Edi Martini që është mundur 0-2.
Ja rezultatet e sotme:
U-13 ZONA SHKODER – ZONA DURRES 2:2
(Golshenues: Shkodra: Uruci, Molla/ Durresi: Bespallov, Kacmoli
U-15 ZONA SHKODER – ZONA DURRES 5:3
(Golshenuesit: Shkodra: Popaj (4), Bebeziqi /Durresi: Lila (2), Petani)
U-17 ZONA SHKODER – ZONA DURRES 0:2
(Golshenues, Durresi: Kuqi, Kapllani)
Ndeshjet e javës së dytë ekipet e zonës së Shkodrës do t’i luajmë më datë 19 qershor në Qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz ndaj ekipeve të Fierit.

www.shkodrasport.com