Ditën e sotme ka nisur kampionati kombëtar i volejbollit për të reja. Vllaznia e Shkodrës e cila është kampione në fuqi e vendit, ka luajtur ndeshjen e parë në “Qazim Dervishi” pikërisht ndaj ekipit të Mirditës.

Por nëse me të rriturat pak ditë më parë fituan mirditoret, këtë herë ka ndodhur ndryshe. Vllaznia U18 ka arritur një fitore të pastër me shifrat 3-0.

Ky është starti i duhur për ekipin që drejtohet nga trajnerja Ana Gjelaj dhe ndihmësi i tij Ferdinand Bardeli. Padyshim që objektivi edhe sivjet është fitimi i titullit kampion edhe këtë sezon.

Një objektiv mëse i arritshëm nisur nga elementi që ka në përbërje ky ekip por edhe nga serioziteti me të cilin punon stafi teknik.
www.shkodrasport.com