Diten e sotme ka startuar edhe kampionati i kategorise se pare te futbollit shqiptar dhe qe ne ndeshjet e javes se pare, futbollistet shkodrane qe jane pjese e disa skuadrave, kane spikatur me paraqitjet e tyre.

Mbi te gjithe sulmuesi me shume pervoje Jasmin Rraboshta qe ka shenuar dy gola duke kontribuar ne fitoren 4-2 te Vores ndaj Beses se Kavajes. Po ne kete ndeshje nje tjeter shkodran pikerisht Eridon Qardaku eshte aktivizuar ne fillimin e pjeses se dyte nga ana e trajnerit Mergjyshi dhe ka shenuar menjehere gol.

Natyrisht jo keq teksa nga 6 golat e kesaj ndeshje, 3 prej tyre mbajne firmen e futbollisteve shkodrane Rraboshta e Qardaku qe pritet te jene shume te rendesishem per ekipin e Vores, qe ka pretendime serioze kete sezon per ngjitjen ne Superlige.

Nderkohe ne ndeshjen Luzi- Flamurtari (1-1), ne formacionin e ekipit vendas ka luajtur si titullar nga minuta e pare sulmuesi i ri nga Kopliku Elsamed Burgaj. Nga ana tjeter ne rradhet e Flamurtarit kane luajtur nga minuta e pare mbrojtesi Denis Pjeshka qe mban dhe shiritin e kapitenit te kesaj skuadre si dhe mesfushori Erjon Vucaj.

Golin e vetem per vlonjatet ne kete takim e ka shenuar ish- futbollisti i Vllaznise, lezhjanin Silvio Zogaj. Sakaq ne stolin e rezervave per Flamurtarin ka qene edhe shkodrani tjeter Paulo Pjeshka.

Ne ndeshjen Tomori- Korabi (0-0), ka spikatur ne rradhet e beratasve portieri shkodran Kristian Rroku i cili me pritjet e bera e ka mbajtur porten te paprekur.

Dhe se fundi, shkodranet nuk kane munguar edhe ne sfiden tjeter te kesaj jave Bylis- Burreli (1-0). Ne formacionin ballshiot ka qene mbrojtesi Aleksander Trumçi, ndersa tek matjanet portieri Sinan Dani ka qene ne pankine./SHKODRA-SPORT.COM/