Në stadiumin “Roza Haxhiu” po luhet një ndeshje shumë e rëndësishme për mbijetesën, ku vetëm fitorja bën punë, si për Lushnjën, ashtu edhe për Vllazninë.

Trajneri Dedja nuk ka gati sulmuesin Canka dhe në vend të tij ka aktivizuar Përgjinin.

Trajneri Gjoka i ka besuar sërish Mersinit në krah të majtë të mbrojtjes, pavarësisht gabimeve në ndeshjet e fundit.

Kthehet Orelesi dhe Vucaj e nis nga minuta e pare. Ja formacionet:

Lushnja-Vllaznia  0-0

LUSHNJA: Spaho, Magani, Prençi, Ruço, Bufasi,  Meto, Gava, Papa, Branica, Përgjini, Sefa. Trajner: H.Dedja.

VLLAZNIA: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Tafili, Vucaj, Orelesi, Kalaja, Lika, Sukaj. Trajner: E.Gjoka.

Gjyqtarë: J.Xhaja, G.Qirici, A.Koçiaj

Gjyqtar i 4-t: K.Kola.