Vllaznia ka vendosur te luaje nje miqesore diten e sotme perballe ekipit kosovar te Drenices, ndeshje kjo qe ka startuar tashme ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez.
Trajneri Brdariç mesohet se ka lene pushim disa prej titullareve me qellim qe t’i ruaje per takimin e se shtunes me Tiranen, megjithate ka hedhur ne fushe disa te tjere duke i alternuar me futbolliste qe me shume kane qendruar ne stol deri me tani.
Keshtu ne porte kete here nuk eshte Zogoviç, por Qarri ndersa treshja e mbrojtjes eshte e perbere nga Lekaj, Gurishta dhe Imami.
Nderkohe peseshja e mesfushes eshte e perbere nga Ramadani, Marku, Kruja, Ardit Hoxhaj dhe Isaevski. Nderkohe ne sulm po aktivizohen Imeri dhe Dunga.
Kjo ndeshje miqesore po drejtohet nga nje treshe arbitrash e perbere nga Abdurrahman Kadria, Florian Hysaj dhe Kejdi Hykaj./SHKODRA-SPORT.COM/