Ka nisur në Astana të Kazakistanit ndeshja e vlefshme për Kupën “Uefa Youth League” në mes ekipit vendas FC Astana dhe Vllaznia U-19.

Kjo e fundit ka zbritur në fushë me këtë formacion: Në portë do të jetë Qarri ndërsa në mbrojtje do të luajnë Rahova në krahun e djathtë, Lekaj dhe Repaj në qendër dhe Smajli në të majtë.

Trajneri Zmijani ndërkohë për mesfushën ka menduar të aktivizojë në rolin e shkatërruesit Kullën dhe para tij Lisajn e Hoxhën. Në krahun e majtë ndërkohë është Qardaku, në të djathtin Palushani ndërsa në majë të sulmit Ndreca.

Me këtë formacion, kuqeblutë do të tentojnë jo vetëm të mbrohen mirë por edhe të godasin me ndonjë kundërsulm të shpejtë për të shfrytëzuar edhe aftësitë sulmuese të treshes Qardaku- Palushani- Ndreca.

Objektivi është i qartë për të marrë një rezultat sa më pozitiv në këtë ndeshje të parë në mënyrë që në takimin e kthimit në Shkodër pas dy javësh, të synohet kualifikimi.
© shkodrasport.com