Në muajin janar 2025 do të nisë edhe kursi për trajnerë të nivelit UEFA A. Federata e Futbollit ka hapur regjistrimet për edicionin e ri të kursit që do të startojë më 13 janar.
Duke filluar nga kjo datë, kursi do të zhvillohet në Tiranë dhe do të jetë i ndarë në 7 periudha, nga janari deri në maj 2025, më konkretisht:13-17 janar, 10-14 shkurt, 3-7 mars, 24-28 mars, 7-11 prill, 28 prill – 2 maj dhe 19-23 maj.
Për t’u regjistruar, të gjithë kandidatët duhet të plotesojnë kriterin/ kërkesat e mëposhtme:
Diplomë të shkollës së mesme;
Certifikatë shëndetësore e lëshuar nga organi përkatës (e marrë brenda 3 muajve të fundit);
Dëshmi për përfundimin e kursit UEFA B;
Të kenë një vit diferencë nga përfundimi i kursit UEFA B;
Vërtetim për angazhimin si trajner në një klub ose akademi me nivelin e licencës UEFA B (duhet të përfshijë periudhën e angazhimit);
Dy fotografi format pasaporte;
Fotokopje të ID-së ose pasaportës;
Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën drejtoria.edukimit@fshf.al, përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë.
Për çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: drejtoria.edukimit@fshf.al.