Jeta sportive në qytetin e Shkodrës duket gjithnjë e më aktive. Institucione të ndryshme, kryesisht Bashkia Shkodër, nga viti në vit po mundohet të shtojë jo vetëm numrin e aktiviteteve sportive por edhe larminë e tyre.
I rradhës është një aktivitet shumë interesant. Bëhet fjalë për “Festivalin e Shahut”.
Ai ka nisur ditën e sotme dhe do të zgjasë jo pak. Kjo konfirmohet nga vetë Zyra e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportive pranë Bashkisë Shkoddër ku thuhet:
Bashkia Shkodër, përmes Qendres Kulturore të Fëmijeve dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Arsimore filloi sot veprimtarinë e parë sportive për vitin 2018.
Veprimtaria e parë sportive zhvillohet në disiplinën e shahut, ku të parat ishin vajzat për t’u pasuar neser me djemtë.
Bashkia Shkodër për vitin 2018 ka parashikuar që aktiviteti “Festivali i shahut” të fillojë pikërisht nga kjo veprimtari sportive, ku më të mirët e shkollave 9 vjeçare do të përballen në vazhdim me të përzgjedhurit nga shkollat e mesme.
Në përfundim më të mirët nga shkollat e mesme do të përballen me veteranët e kësaj disiplinë në qytetin e Shkodrës.
Rezultati do të jetë “KAMPIONI I QYTETIT NË SHAH”.
Vit pas viti shtohet intertesi për këtë disiplinë po ashtu edhe vemendja ndaj tij, duke organizuar aktivitete të cilat rrisin përfshierjen e sportistave.