Ka nisur pasditen e sotme kampionati kombëtar i boksit për të rinj. Ky kampionat është vendosur të zhvillohet në Shkodër ngaqë Federata Shqiptare e Boksit ka patur vështirësi për gjetjen e një vendi për zhvillimin e këtij kampionati dhe vetëm qyteti verior “i ka dalë për zot”. Pjesmarrës në këtë aktivitet janë 37 sportistë të ekipeve të ndryshme dhe nga ajo çfarë është vërejtur ditën e parë, ekipi privat “Arena” nën drejtimin e trajnerit Fatjon Sorra i cili kishte ardhur në këtë kampionat me përbërje të plotë: 9 sportistë dhe padiskutim që është pretendenti kryesor për fitimin e titullit kampion, edhe ngaqë Vllaznia merr pjesë vetëm me 4 boksierë dhe po ashtu edhe ekipet e tjera kanë pak. Ngakater boksieret e Vllaznise qe marrin pjese ne kete kampionat, sot kane konkurruar ne ring tre prej tyre dhe te tre kane fituar duke treguar nje nivel te larte boksimi, Sot janë zhvilluar ndeshjet e ditës së parë që kanë nxjerrë këto fitues: 60 kg Arber Elezaj (Kukësi) 60 kg Ardit Boriçi (Teuta) 69 kg Gerald Xhezaj (Flamurtari) 69 kg Spiridhon Ymeri (Arena) 69 kg Agron Muriqi (Vllaznia) 75 kg Andrea Demaj (Vllaznia) 75 kg Daniel Marku (Arena) 81 kg Mario Sokoli (Tirana) +91 kg Esmerald Sylja (Vllaznia) Nesër do të zhvillohen ndeshjet e ditës së dytë ndërkohë që finalet do të zhvillohen të dielën paradite.