Kategoria e Tretë e futbollit në Shqipëri do nisë nesër. Pas shumë javësh pritje, e vendosur për t’u zhvilluar një muaj më parë, nisin nesër tre ndeshjet e para. Osumi, Kinostudio, Murlan, Spartaku, Drini dhe Luftëtari do përballen për javën e parë.
Në pak muaj do mësohet dhe skuadra që do ngjitet një kategori më sipër. Në këtë ligë do marrë pjesë edhe AF Luftëtari, skuadra e re e gjirokastritëve. Pas falimentit dhe borxheve me FIFA, Luftëtari do nisë gjithçka nga fillimi me emër dhe logo të re.
Nderkohe siç eshte bere e ditur, pjesmarres sivjet ne kete kampionat do te jete edhe ekipi i KF Murlanit qe drejtohet nga trajneri i njohur Altin Xhahysa.
Vete ky i fundit ka bere te ditur ne prononcimet e tij te koheve te fundit se do te kete objektiv ngjitjen ne kategorine e dyte dhe per kete arsye, do te kerkojne ta nisin me fitore qe ne ndeshjen e pare, ate qe do te luajne neser ndaj ekipit te Kinostudios.
Nesër:
13:00 Osumi – Spartaku
15:00 Kinostudio – Murlani
E premte:
13:00 Luftëtari – Drini