Dihet prej kohësh dëshira e madhe e Mançester Junajtid për të transferuar në Angli, Xhejdon Sanço. Talenti britanik në këtë sezon është konfirmuar duke shkëlqyer me verdhezinjët falë golave dhe asisteve me shumicë.
Në këtë formë, “Djajtë e Kuq” e shohin si një lojtar që mund t’i besojnë të ardhmen dhe ta ndihmojë klubin të kthehet sërish në garë për titujt më të rëndësishëm.
Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë kjo për drejtuesit britanikë, pasi në Gjermani e dinë mirë vlerën e paçmueshme të Sanços.
Ndaj, oferta e parë e Junajtid prej 98 milionë paund është refuzuar pa u menduar dy herë nga ana e Dortmund.
Por, Junajtid ka të gjithë kohën për të provuar sërish dhe për të bindur Dortmundin, që nuk ul pretendimet nga 120 milionë paund. /VipSport/