Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka zhvilluar mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të shtatë shkurtit.

Po, kjo mbledhje e parë ka pasur edhe batuta nga krye i FSHF-së, pasi Vasil Bici nuk ka qenë i pranishëm.

Fjala përshëndetëse e Dukës

Si fillim dua të uroj Komitetin Ekzekutiv te zgjedhur nga Asambleja e 7 shkurtit.

Dua të falënderoj të gjithë ata që konkurruan për Komitetin Ekzekutiv si dhe ata që ishin në garë për presidentë.

Është një respekt fakti qe jemi zgjedhur dhe besimi i familjes së futbollit ndaj nesh, por edhe një impenjim i madh për të ndihmuar FSHF-në, dhe për të bërë progres.

Të jesh president dhë anëtar është privilegj, besim dhe respekt. Ne duhet të përkushtohemi maksimalisht këto 4 vite.

Në këtë përbërje të Komitetit ka anëtarë me profesione te ndryshme që na ndihmojmë. Sot do të zgjedhim dy zëvendëspresidentët dhe çdo anëtar do të mbulojë një nga komisionet e FSHF-së si gjithmonë.

Ata kane për detyrë mbarëvajtjen e tyre. Atmosfera parazgjedhore ka qenë e acaruar, palët kanë qenë të ndara, por tani duhet të jemi bashkë.

Tani duhet të bashkohemi dhe maksimumin e energjive pozitive për të çuar përpara futbollin. Na bashkon loja e futbollit dhe duhet të bashkojmë interesat dhe të ecim para.

Te mos shihemi si kundërshtarë, por si alternativa. I ftoj dhe ata që me pak interes ka tentuar të hedhin shume baltë.

I them të mos vazhdojmë me këtë ide, por të ecin me frymë pozitive. Të reflektojmë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme.

Futbolli mbetet një lojë. Ka pasur goxha diskutime, por i garantoj se kemi vetëm një interes, zhvillimin e lojës dhe përparimin e Shqipërisë. Ju ftoj dhe ju premtoj se do të bëjmë maksimumin. /EDS/