Kupa e Shqipërisë nis sot rrugëtimin, teksa në fushë zbresin 32 ekipe. Sigurisht favoritët janë klubet e Superiores, që kërkojnë një vend në kupat e Europës përmes këtij trofe.

Laçi, finalist i këtij trofeu edhe vjet, e dëshiron Kupën, ashtu sikurse edhe Skënderbeu fitues në fuqi, Kukësi, Partizani, Tirana, Flamurtari dhe Teuta.

Këto shihen si ekipet favoritë, ndërkohë që sot luhen të gjithë takimet prej orës 16:00. Pritet të mos mungojnë goleadat, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë befasi në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë.

KUPA E SHQIPËRISË – RAUNDI I PARË (VAJTJE)

Grupi A Grupi B
Veleçiku -Skënderbeu Oriku – Kukësi
Vora-Luftëtari Naftëtari-Laçi
Tërbuni-Partizani Shkumbini-Flamurtari
Besa-Kamza Turbina-Teuta
Burreli-Vllaznia Shënkolli-Lushnja
Korabi-Kastrioti Iliria-Tirana
Dinamo-Egnatia Tomori-Bylis
Besëlidhja-Erzeni Pogradeci-Apolonia