Duke filluar nga dita e sotme, në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi”, ka nisur edhe shitja e biletave për sfidën Vllaznia-Universitatea Kraiova. Poashtu, biletat mund të blihen edhe online.
Interesimi ka qenë i madh nga tifozët, teksa çmimet variojnë nga 2-mijë lekë të vjetër në sektorët anësorë, 5-mijë lekë të vjetra në tribunën përballë dhe 10-mijë lekë të vjetra në tribunat qendrore, A dhe B. Çmimi më i lartë është në sektorin VIP, aty ku një biletë kushton 30-mijë lekë të vjetra.
Të shumtë kanë qenë tifozët që kanë blerë bileta paraditen e sotme në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa pritet që edhe pasdite të ketë një interesim të madh.
Megjithate, ata qe duan te jene te pranishem ne kete ndeshje, duhet te shpejtojne t’i blejne biletat sa me pare ne menyre qe te mos e humbin shansin per te qene pjese e kesaj feste mbremjen e se enjtes.
Maringlen ZHIVANI