Sfida e javes se 12-te e “Abissnet Superiore” ne mes Vllaznise dhe Partizanit qe do te luhet te merkuren ne oren 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” pritet me interes nga te dy tifozerite.
Per kete arsye, pritet qe edhe numri i tifozeve ne stadium kete here te jete me i madh, per me teper qe edhe kushtet atmosferike te merkuren parashikohen te jene te mira.
Nderkohe klubi Vllaznia pak minuta me pare ka bere te ditur se nga sot ka nisur shitja e biletave online nderkohe qe neser paradite do te filloje shitja edhe ne sportelet prane stadiumit “Loro Boriçi”.
Nga sa shikohet, çmimet e biletave ne tribunen D (perkarshi) jane serish te zbritura ne krahasim me ndeshjet e kaluara dhe kjo pritet te ndikoje edhe ne rritjen e numrit te tifozeve ne stadium./SHKODRA-SPORT.COM/