Me ndeshjen Teuta- Vllaznia do të nsië ditën e premte kampionati kombëtar i volejbollit për të rritura. Në fakt sipas shortit të hedhur më parë, kjo ndeshje duhej të luhej në Shkodër por meqë në qytetin tonë në fundjavë zhvillohet kampionati kombëtar i boksit dhe pallati i sportit “Qazim Dervishi” është i bllokuar me këtë rast. Për këtë arsye, është rënë dakord mes palëve që kjo ndeshje të luhet këtë herë në Durrës dhe në fazën e dytë në Shkodër. Takimi do të luhet ditën e premte në orën 16.00. Vllaznia ka kohë që ka nisur përgatitjet për kampionatin e ri dhe tashmë pritet të shohim se çfarë paraqitje do të bëjë ajo në kampionat. Trajnerja Sadije Goga bashkë me vajzat pretendojnë natyrisht një paraqitjemë të mirë se në kampionatin e kaluar. Megjithatë tashmë duhet të presim ndeshjet për të parë nëse vërtetë është kështu apo jo. Ky ekip natyrisht që vazhdon të ketë të njëjtat probleme financiare si një vit më parë megjithatë edhe në këto kushte, vajzat dhe trajneria e tyre premtojnë një paraqitje të mirë.Kampionati i meshkujve nderkohe starton me 6 tetor dhe Vllaznia ndeshjen e pare do ta luaje me Erzenin ne Shkoder.
www.shkodrasport.com