Leon Dajaku është një prej talenteve të rinjë nga të cilët pritet shumë në të ardhmen. Futbollisti që ka qenë pjesë e akademisë së Shtutgartit është blerë nga Bajerni.

Tek të rinjtë e këtyre të fundit ka shkëlqyer gjithmonë me gola, ndërsa në takimin e fundit ka debutuar për 2 minuta në “Bundesligë”.

Aktualisht Dajaku i përket të rinjëve të Gjermanisë, ndërsa në shumë raste është kthyer edhe si protagonist. Ndërkohë në një postim të lojtarit, tregohet se po niset drejt tokës shqiptare, në Kosovë.

Me siguri që arsyeja është për pushimet e fundvitit, por në Kosovë kanë shpresa të mëdha që të bindin talentin nga Skënderaj që të lërë Gjermaninë. /Sport Ekspres/