Kanë nisur sërish punë sërish Kombëtaret e Veriut. Pas përzgjedhjes së bërë për elementet më cilësore të të gjithë ekipeve të Shkodrës por edhe më gjerë, ata tashmë janë vënë nën urdhërat e trajnerëve të përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe do të stërviten prej tyre çdo javë.

Interesant është fakti se dy prej trajnerëve të këtyre Kombëtareve janë sërish ata që kanë qenë edhe vitin e kaluar. Kështu, Edi Martini do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren U-17 bashkë me Ideal Lekiqin, ndërsa ajo U-13 do të vazhdojë ta drejtojë Elvin Beqiri bashkë me Avenir Danin.

Ndërkohë, në krye të kombëtares së 15 vjeçarëve ka një ndryshim. Ajo vitin e kaluar është drejtuar nga Vioresin Sinani ndërsa sivjet do drejtohet nga Astrit Prençi, i ndihmuar nga Elis Legata.

Këto trajnerë janë prezantuar para futbollistëve të përzgjedhur nga shefi i Zyrës Rajonale të FSHF-së në Shkodër Hysen Zmijani. Po ashtu, pjesë e stafeve të këtyre ekipeve kombëtare do të jetë edhe trajneri i mirënjohur Zyhdi Çoba.
© shkodrasport.com