E kishim paralajmeruar para tre ditesh dhe keshtu ka ndodhur. Qe prej dites se djeshme ka nisur puna per mbjelljen e barrit te ri te stadiumit “Loro Boriçi”.
Nje proces ky qe kryhet çdo shtator, i rekomanduar nga specialistet qe jane marre me shtrimin e tij. I gjithe ky proces pritet te perfundoje deri ne fundin e kesaj jave.
Kjo do te thote se per nje periudhe 3 javore ne kete stadium Vllaznia nuk do te kete mundesi per te luajtu asnje ndeshje tjeter miqesore, apo dhe zyrtare nese vendoset per fillimin e tyre.
Ka qene vete klubi shkodran qe e ka bere te ditur nje gje te tille pak minuta me pare permes faqes se tij zyrtare:
“Në stadiumin “Loro Boriçi” ka filluar puna për rregullimin e fushës së futbollit. Procesi parashikon mbjelljen e barit dhe rigjinerimin e atij ekzistues. Ky proces pritet të zgjasë për rreth 21 ditë por në varësi të kushteve të motit ky afat mund të ndryshojë.
Gjatë kësaj periudhe të gjitha aktivitetet zyrtare të planifikuara në fushën e futbollit të stadiumit “Loro Boriçi” nuk do të zhvillohen por do të gjenden mundësi alternative”.