Në Itali janë duke bërë bilancin e fundit për emrin e trajnerit që pritet të drejtojë këtë Kombëtare.
Alternativat janë të shumta, por zgjedhja është shumë e vështirë, duke njohur pikën delikate në të cilën kjo Kombëtare gjendet aktualisht. Kur flitet për një emër të tillë, ka vend edhe për vetëofrime.
Trajneri i cili bëri mrekullinë me ekipin e Leiçesterit, duke fituar titullin kampion në Angli, Klaudio Ranieri, ka lënë të hapur mundësinë për të marrë drejtimin e Italisë. Në një intervistë për “Sky Sport Italia”, Ranieri është shprehur:
“Të gjithë trajnerët italianë do e dëshironin të merrnin drejtimin e kësaj Kombëtare. Unë kam një kontratë më Nantes për dy vite dhe nuk ka marrë ndonjë mesazh deri në këto momente, prandaj nuk mundet të them asgjë.
Por nëse do të më vinte një ofertë e tillë, atëherë unë do të diskutoja seriozisht me presidentin e Nantesit”, është shprehur Ranieri. /vipsport/