Teuta arriti një fitore në javën e parë të Superligës në shifrat 2-1. Durrsakët arritën të mposhtnin me përmbysje ekipin e Bylis. Ku fillimisht ishin mallakastriotët që kaluan në avantazh në “Niko Dovana”. Por “djemtë e detit” gjetën grintën dhe forcën e duhur për të përmbysur shifrat. Duke marrë kështu 3 pikët e para në sezonin e ri.
Protagonistë me ekipin bregdetar ishin edhe dy futbollistë shkodranë. Antonio Marku, i cili tashmë është rikthyer në Superiore pas një periudhë disa vjeçare në futbollin kosovar. Mbrojtësi qëndror zhvilloi një 90 minutësh të një niveli të lartë. Duke qenë kështu një siguri për prapavijën e Teutës me eksperiencën e tij.
Një tjetër shkodran që këtë sezon do jetë pjesë sërish e Teutë është edhe Arsid Kruja. Tashmë në rolin e mbrojtësit të djathtë, ai është një nga pikat e forta të ekipit durrsak. Madje edhe goli i fitores i shënuar nga Vila në ndeshjen kundër Bylis erdhi falë një krosimi në zonë të numrit 14-të.
Së bashku me dyshen në stol është edhe Edi Martini. I cili vijon të jetë në krye të stolit dhe duket që këtë edicion ka përgatitur një skuadër që nuk do “notojë” në “ujëra të turbullta” si sezonin e shkuar.
Edhe vetë deklarat e trajnerit shkodran pas ndeshjes kundër Bylis ku theksoi se loja nuk ishte aty ku duhet, por që skuadra ka pretendime madhore. Duke tentuar “final 4” dhe në këtë mënyrë do jetë një kundërshtar i fortë për gjithë ekipet e Superiores.
Endri ÇINARI