Nje 11-metersh absurd i dhene ne favor te Shenkollit ka vendosur fatin e ndeshjes se 17 vjeçareve ndaj Vllaznise e cila ka perfunduar pak minuta me pare ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Kuqeblute e trajnerit Bizi ne fakt kane patur mundesine edhe ato te barazojne nga pika e bardhe, por kapiteni i tyre Maliqi eshte treguar i pasakte duke mos arritur dot te barazoje.

Pjesa e pare ka qene shume e luftuar per te dy ekipet, nderkohe qe nuk kane munguar edhe rastet ne portat respektive. Gjate ketij 45 minuteshi Vllaznia U17 ka pretenduar ne dy momente per 11-metersh pasi futbollistet e Shenkollit e kane prekur topin me dore brenda zones, por arbitri nuk ka qene i ketij mendimi.

Ne keto rrethana, kjo pjese eshte mbyllur ne barazim pa gola 0-0, nderkohe qe ne te dyten do te kishte zhvillime te tjera.

Ne minuten e 65-te ka qene nje moment shume i diskutueshem. Gjate nje aksioni te ekipit mik, njeri nga mbrojtesit e Vllaznise i ka shkepetur topin nga kembet sulmuesit te Shenkollit dhe ai rrezohet ne menyre te pakuptimte ne zone duke bere qe arbitri te akordoje 11-metersh.

Nje vendim qe ka irrituar futbollistet dhe drejtuesit e Vllaznise, megjithate ai nuk ka ndryshuar dhe nga pika e bardhe Rrapi ka gjuajtur sakte duke e derguar topin ne rrjete.

Pese minuta me vone nderkohe do te ishte Vllaznia qe do te fitonte nje 11-metersh por nga pika e bardhe, kapiteni Maliqi nuk do te tregohej i sakte duke mos arritur dot te shenoje.

Ne minutat e mbetura, pavaresisht rasteve te krijuara, nuk do te kishte gol tjeter dhe per kete arsye, i gjithe takimi do te mbyllej me rezultatin 1-0 ne favor te Shenkollit./SHKODRA-SPORT.COM/