Nje 11-metersh i shenuar, nje tjeter i humbur dhe ne fund nje gol i pesuar. Keto tre kane qene momentet kryesore te perballjes se sotme te kampionatit U19 ne mes Vllaznise dhe Skenderbeut, luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” e cila perfundoi ne shifrat e barabarta 1-1.

Shkodranet kane shperdoruar nje mundesi te arte per te per te marre nje fitore me vlere ndaj ekipit kryesues te kampionatit. Ne fundin e pjeses se pare ka qene nje 11-metersh i akorduar nga arbitri i takimit per kuqeblute dhe ai eshte shnderruar ne gol nga ana e mesfushorit Hazret Shimaj.

Me kete gol eshte mbyllur pjesa e pare. Nderkohe ne minuten e 65-te ka nje tjeter 11-metersh te akorduar dhe serish per Vllaznia U19. Perballe portierit korçar eshte vene serish Shimaj, por kete here ai eshte treguar i pasakte duke e shperdoruar kete mundesi te arte per ta mbyllur ndeshjen.

Dhe tre minuta para fundit ndodhi ajo qe nuk pritej. Miqte kane arritur te barazojne shifrat me ane te futbollistit Korçari dhe ne kete menyre gjithçka eshte mbyllur ne barazpeshe 1-1. Me kete barazim, Vllaznia U19 e mbyll fazen e dyte te kampionatit ne vendin e katert me 27 pike, ndersa Skenderbeu eshte i pari me 42 pike./www.shkodrasport.com/