Barcelona ka shënuar fitore ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 1-0 në kuadër të javës së dhjetë të Serie A.Pjesa e parë solli shumë raste nga të dyja skuadrat, ku Marc Andre ter Stegen dhe Unai Simon kishin shumë punë.
Joao Felix dhe Fermin Lopez rrezikuan të parët, po portieri i Bilbaos ishte në vend.Inaki Williams u përgjigj për Atletic Bilbaon, por në vend ishte portieri vendas.
Pa u mbyllur pjesa e parë të dy vëllezërit Williams kishin raste të mira, por në vend ishte portieri gjerman Ter Stegen.
Barcelona shtoi presionin në pjesën e dytë duke rrezikuar në start me Felix dhe Lamine Yamal, por pa sukses.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Xavi futi në lojë sulmuesin 17 vjeçar Marc Guiun.Ky në minutën e 80-të një asistim të Felix arriti ta kthejë në gol për 1-0.
Deri në fund edhe pse kishte raste, rrjetat heshtën, duke bërë që Barcelona të merrte fitoren e shtatë sezonale.Me këtë fitore Barcelona merr pozitën e tretë me 24 pikë, një pak se Real Madridi lider. /Telegrafi/