Brazili fitoi 0-1 miqësoren e luksit përballë Anglisë në “Wembley”, përballje ku debutuan disa lojtarë. 17-vjeçari Endrick, i cili nga vera e në vazhdim do të jetë pjesë e Real Madrid, shënoi golin e fitores dhe të parin personal me Seleçaon.

Mbrëmje fantastike për adoleshentin e talentuar, i cili gjeti rrugën e rrjetës vetëm pak minuta pasi zbriti në fushë.

Debutim me fitore në pankinën e 5 herë kampionëve të botës për trajnerin Dorival Junior, i cili e nisi mbarë aventurën në pankinën e një prej Kombëtareve më të forta në planet.

Miqësore

Wembley

ANGLI-BRAZIL 0-1 (Endrick 80′)