Nje futbollist 17 vjeçar nga Berati ka firmosur diten e djeshme nje kontrate profesioniste ne Greqi, me ekipin PAS Egalio qe militon ne kategorine e dyte te ketij vendi.
Behet fjale per Angelo Velcanis, i datelindjes 2006 dhe qe luan si sulmues qendre. Ai eshte rritur ne Akademine Pidhavros ne ishullin Poro te Greqise ku eshte rregjistruar qe ne moshen 7 vjeçare.
Velçanis ka rene ne sy te shume drejtuesve klubesh, por ne fund ka qene PAS Egalio qe ka marre sherbimet e tij teksa eshte treguar me i shpejte dhe si rrjedhoje ka firmosur kontrate me te.
Nje gje e tille eshte bere e mundur nga menaxheri i njohur Bruno Dodi qe vazhdon te jape kontributin e tij te madh ne sistemin e shume djemve te rinj shqiptare ne ekipe te ndryshme te Europes.
Dodi flet me superlativa per sportistin qe menaxhon Angelo Velcanis i cili sipas tij, me te dhenat qe e karakterizojne do te kete nje karriere te suksesshme dhe shume shpejt mund ta shohim duke luajtur edhe ne Superligen greke./SHKODRA-SPORT.COM/