Një mesfuashor 18-vjeçar është khtyer në një nga emrat më të lakuar në Europë, pasi shumë klube interesohen për shërbimet e tij. Por Eduardo Kamavinga, i cili përflitet prej muajsh se do të përfundojë te Real Madrid, i ka cilësuar të gjithë këto zëra si spekullime mediash dhe ka ndër mend të qëndrojë në skuadrën e tij aktuale.
Mesfushori i Ren, të cilin përveç madrilenëve e kërkojnë edhe Bajern Mynih e PSG, u bë debutuesi golashëneus më i ri i përfaqësueses së Francës që nga viti 1914. Drejtori sportive i Ren në verën e kaluar tha se nuk do ta shiste një futbollist të tillë as për 80 milionë euro, por kontrata e tij mbyllet në vitin 2022.
Kamavinga ka përgënjeshtruar gjithçka sa i përket një largimi të mundshëm, duke i hapur rrugë klubit për rinovimin e marrëveshjes mes palëve. “A mund të zgjas kontratën? Po. A e dua një gjë të tillë? Po. Çfarë e pengon? Nuk e di, di që ka negociata.
Nëse dëshroni të flisni për këtë çështje, ja ku është babai im. Jeni ju gazetarët që shkruani se unë do të largohem, unë për vete jam 100% i fokusuar te klubi”, tha Kamavinga sot para gazetarëve, duke bërë të qartë se nuk po planifikonte largimin nga klubi francez. /vipsport/