Vllaznia eshte ne kerkim te nje portieri tjeter. Pas largimit te Bojan Zogoviç drejtuesit kuqeblu po kerkojne nje tjeter per te qene perkrah Qarrit, por edhe te riut Jukaj.
Kandidaturat kane qene disa ne fakt, duke filluar nga Aldo Teqja, Livio Malaj, Stivi Frasheri etj, por listes se tyre se fundi mesa duket i eshte shtuar edhe nje afrikan. Behet fjale per Clement Boye.
Portieri i Tomorit te Beratit ne sezonin e fundit e ka pranuar vete ne nje prononcim per mediat e shkruara se ka nje interes te Vllaznise dhe konkretisht te drejtorit Plori per te.
21 vjeçari nga Gana eshte shprehur: “Jam vene ne dijeni te ofertave qe me kane ardhur nga ana e drejtuesve te Tomorit. Une e vleresoj shume faktin qe edhe skuadra te Superliges kane shfaqur interes per mua. Per momentin jam me pushime ne Itali dhe kur te kthehem ne Shqiperi do t’i shqyrtoj dhe do te vendos”.
Drejtuesit e Tomorit e kane shprehur interesimin qe ka patur Vllaznia per portierin e tyre i cili ne sezonin e fundit ka luajtur ne 25 ndeshje si titullar, me nje total prej 2154 minutash./SHKODRA-SPORT.COM/