Analizë nga Roland LUÇI

Nderkohe qe Kukesi marshon shume bukur pergjate rruges se suksesit ne kompeticionin Europa League,verej qe valet e entuziazmit dhe euforise kane tejkaluar nivelin e realitetit te cilin Kukesi arriti duke kaluar tre „ture eliminatore“ dhe duke kapur keshtu turin „play off“ me synim kualifikimin per „fazen e grupeve“ te Europa League ku marrin pjese 48 ekipe! Pastaj historia vazhdon me nje „play off“ tjeter te 32 me te mireve te grupeve dhe fitueset kapin 1/8 e finaleve,fitueset e te cilave kapin çerek finalet,pastaj vijne gjysem finalet dhe ne fund finalja qe percakton fituesin!
Uuuuffff sa rruge e gjate,por po nuk besuat hidhni nje sy faqes zyrtare te UEFA-s (http://de.uefa.com/uefaeuropaleague/season=2014/accesslist/index.html) ku do te shihni se ne kete kompeticion marrin pjese 186 ekipe te cilat duhet te pershkojne kete kalvar mundimesh po qe se duan te fitojne trofeun. Them qe „po qe se duan“,sepse ka Klube te cilat nuk kane kurrfare interesi ne kete aktivitet dhe simulojne edhe eliminimin nga ai ne menyre qe ti kushtohen kampionateve dhe kupave kombetare,duke e anashkaluar Europa League-n si aktivitet pa vlere. Deshmia me e fresket eshte (vet)eliminimi i Manchester United sezonin e kaluar.
Por le ta marrim historine me radhe: Kukesi ka arritur ne „play off“ dmth ka kaluar tre eliminatore dhe ka arritur ne grupin e 79 ekipeve (!!!!) qe synojne vazhdimin e aktivitetit dmth e thene me troç sot jane 79 ekipe akoma ne gare dhe 107 jane eliminuar.
Por kush jane keta qe jane akoma ne gare dhe kush jane ata qe u eliminuan?
UEFA ka nje skeme te shteteve antare dhe ekipe respektive te tyre qe marrin pjese dhe me sy te lire verejme qe San Marino dhe Andora kane marrin pjese me dy ekipe,pastaj vazhdojne „me te fuqishmit“ me nga tre ekipe si Ishujt Faroe,Armenia,Mali i Zi,Maqedonia,Estonia,Luksemburgu,Azerbaixhani,Kazakistani,Malta….apo Shqiperia te cilat kane nga 3 perfaqesues, shkurt muhabeti xhuxhmaxhuxhe futbolli qe luajne mes tyre ne piskun e veres dhe ky quhet turi i pare eliminator,nderkohe qe evropianet e tjere relaksohen plazheve apo alpeve te fresketa.
Ne turin e dyte futen edhe disa ekipe te dores se dyte te disa shteteve me nivel mesatar futbolli ne baze te koeficentit te UEFA-s,por gjithsesi aktiviteti fillon e i largohet frymes se deritanishme groteske!
Ne turin e trete futen per here te pare edhe disa ekipe te klasifikuara te gjashtat (!) ne kampionatet e shteteve kryesore duke i dhene nje fare serioziteti Europa League-s. Deri ketu,ne kete stad ka arritur Kukesi per momentin.
Ne turin e katert futen edhe ekipet qe jane radhitur te pestat (!) ne kampionatet kryesore evropiane,nderkohe qe ekipet me te mira te kontinentit nuk „denjojne“ te marrin pjese fare ne Europa League,sepse modusi eshte i atille qe u mundeson deri ne kater perfaqesues per cdo shtet pjesemarrjen ne aktivitetin mbreteror Champios League,nderkohe qe disa pjesmarres ne kete edicion mbas eliminimit te tyre ne turet e para kalojne ne Europa League (si Skenderbeu per shembull) gje qe ka cuar ne pagezimin e saj si Liga e humbesve!
Gjithe ky shtjellim kishte per qellim sqarimin se cila eshte rruga qe duhet pershkruar deri ne finale dmth suksesi matet me afersine qe ka me finalen prandaj dhe thuhet x-y ekip arriti deri ne finale apo gjysem finale etj etj dhe jo sa ture eliminatore apo paraeliminatore kaloi.
Tashti kalojme te „suksesi fantastik dhe i paprecedent“ siç e quanin butaforikisht disa media,bile dhe FSHF ne faqen e saj zyrtare duke manifestuar kenaqje me luge bosh dhe deri diku mosdinjitet ne vleresimin real te suksesit te Kukesit, por edhe te Skenderbeut,nderkohe qe absolutisht duhen pershendetur arritjet e tyre,por ti quash suksese te paprecedent eshte jo normale. Edhe krahasimi me sukseset e kaluara dekada te shkuara te Flamurtarit apo dhe Tiranes etj eshte i pavend,bile ne favor te Flamurtarit dhe jo te Kukesit apo Skenderbeut!
Ne ate kohe ne Kupen ekuivalente me Europa League merrnin pjese 64 ekipe dhe jo 190. Merrnin pjese ekipet me te mira te cdo shteti me perjashtim te kampiones dhe jo si tani ku ekipi me i mire pjesemarres i Anglise,Spanjes ose Gjermanise eshte ai i klasifikuar i pesti!
Ate kohe Jugosllavia kishte vetem dy ekipe ne kete aktivitet,nderkohe qe sot „Jugosllavia aktuale“ dmth ish-federatat perberese te saj marrin pjese me 17 cope ekipe. Po ashtu Bashkimi Sovjetik dikur kishte dy ekipe,kurse sot merr pjese me 32 ekipe!! Pra kemi absolutisht nje zhvleresim te ketij kompeticioni!
Edhe pak me tej:Flamurtari dikur arriti ne 16 me te mirat e Kupes Uefa,kurse Kukesi sot eshte mes 79 me te mirave dhe qe te arrije mes 16 me te mirave i duhet shume,jashtzakonisht shume pune,fitore e ndoshta…fantazi qe te arrije deri atje,shkurt muhabeti praktikisht deri atje nuk arrin dot! Por uroj te jem i gabuar,sepse ne fund te fundit misioni i deritanishem i suksesshem vazhdon!
Por nga ana teter duke pare shterpesine e kampionatit shqiptar si ne zhvillimin anemik te tij dhe paraqitjen qesharake ne Evrope vite me radhe ku nuk mbeti „luksemburg“ pa na eliminuar, sukseset e Skenderbeut dhe sidomos Kukesit na duken me te medha se sa jane ne realitet, por kjo nuk do te thote se ato nuk duhen pershendetur,inkurajuar,stimuluar moralisht por edhe financiarisht sic beri Armand Duka,perkundrazi,duhet patjeter dhe une vete bej pjese nder ata qe sinqerisht uruan nder te paret keto suksese,sidomos te Kukesit dhe trainerit me simpatik dhe me te suksesshem shqiptar te momentit. Keto suksese perbejne krenarine e futbollit te Klubeve tona,pavaresisht se ne realitet eshte nje krenari pothuaj mjerane,sepse jemi larg,shume larg suksesit te vertete!
Sukses i vertete eshte te jesh mes 16 me te mireve evropiane si Flamurtari,mes 8 me te mireve te Evropes kampione e Ballkanit si U-21 e dikurshme,keto arritje e rekorde duhen thyer qe te ndihemi me te vertete krenare.
Por nuk kemi si te ndihemi krenare kur „senatoret“ e perhumbur te futbollit shqiptar,Tirana,Vllaznia,Flamurtari,Partizani e Dinamo vegjetojne dhe kane provuar dhe kategorite inferiore,ato duhet te mesojne ne kushtet e reja te ekonomise se tregut nga pinjollet e rinj futbollistike si Skenderbeu dhe Kukesi se si duhet punuar qe te arrihet suksesi,sepse pa keta „senatore“ edhe futbolli yne do te mbetet i zbrazet,si deri tani.
Por kjo eshte nje teme tjeter….