Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik pak minuta më parë emrat e arbitrave që do të drejtojnë dy ndeshjet e sotme, atë Flamurtari- Vllaznisë dhe Kukësi- Lushnja. Për t’u përmendur është fakti se për të dy këto takime janë përzgjedhur arbitra të rinj!

Një zgjedhje disi e çuditshme sidomos për ndeshjen që do të luhet në Vlorë kur kryesor do të jetë arbitri nga Patosi Olsid Ferataj ndërsa ndihmësa të tij do të jenë tiranasi Rejdi Avdo dhe patosaraku tjetër Enea Pashaj.

Sakaq vëzhgues do jetë Fiqiri Haxhiaj dhe delegat Denis Bastari. Në Kukës ndërkohë arbitër do të jetë durrsaku Klodian Shahini. Për t’u përmendur është fakti që në këtë takim, vëzhgues do të jetë shkodrani Mhill Shkëmbi.

© shkodrasport.com