Pavaresisht se ne pamje te pare konsiderohet nje ndeshje e lehte, sektori i arbitrimit prane FSHF-se i ka kushtuar vemendjen e duhur perballjes Vllaznia- Shenkolli qe do te startoje ne oren 14.00 ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Kete e tregon me se miri fakti qe ka perzgjedhur nje arbiter te Superliges per ta drejtuar ate. Njeriu qe do vendose drejtesi ne kete takim eshte fieraku Emirion Sino, i ndihmuar nga asistente Ermal Barushi dhe Ilir Llupi.

Arbiter i katert nderkohe eshte zgjedhur Elton Hazizaj ndersa vezhgues i tyre eshte Fatmir Tare nga qyteti i Durresit. Delegat i Federates nderkohe per kete takim eshte caktuar Petrit Brahja.

Kuptohet qe Vllaznia do te synoje vetem marrjen e trepikeshit sepse nuk ka rruge tjeter per te forcuar pozitat e saj ne renditje, por nuk do ta kete te lehte perballe nje Shenkolli qe do te tentoje te marre te pakten nje barazim ne kete takim.