Ndonese ndeshja e sotme ne mes Kamzes e Vllaznise konsiderohet me e rendesishmja e takimeve te kthimit te turit te dyte te Kupes se Shqiperise, Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit nuk ka perzgjedhur ndonje arbiter me pervoje per ta drejtuar ate.

Keshtu, kryesor per perballjen e sotme qe do te startoje ne Kamez do te jete Olsid Ferataj nga qyteti i Patosit. Edhe ndihmesit e tij jane po nga ky qytet e pikerisht Enea Pashaj dhe Nuri Rrapaj.

Padyshim qe te dy ekipet do te kerkojne te luajne per fitore dhe kualifikim. Rezultati i ndeshjes se pare ne Shkoder duket se favorizon Vllaznine por edhe ai nuk eshte ndonje favor i madh sepse me nje fitore te ngushte 1-0 do jete Kamza qe do te kaloje ne turin tjeter.

Gjithsesi, kuqeblute do mundohen te bejne maksimumin ne kete takim per ta ruajtur ate avantazh dhe per te qene ata ne turin tjeter te ketij kompeticioni.

Kamza-Vllaznia (1-2)

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Enea Pashaj, Nuri Rrapaj