UEFA ka bërë të ditur emërimin e arbitrit kryesor (me ndihmësit e tij) për ndeshjen Inter-Bayern Mynih, e vlefshme për çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, që do të luhet të mërkurën në “San Siro”.
Drejtësi në këtë sfidë, e cila (ri)nis nga avantazhi 2-1 i zikaltërve, fiksuar javën e kaluar në “Allianz Arena”, do të bëjë slloveni Slavko Vincic, “patrioti” i kreut të UEFA-s, Ceferin. Këtë edicion, ai i ka gjykuar tashmë zikaltrit në të vetmen humbje europiane të sezonit: 1-0 në Leverkusen kundër Bayer.
Me këtë arbitër kryesor, nga ana tjetër, bavarezët kanë një fitore (2-0 kundër Leverkusenit në 1/8 finale) dhe një humbje, 4-1 në fazën e grupeve, kundër Barcelonës.