Nga Endri ÇINARI
Vllaznia do presë Teutën në javën e 14-të të Superiores. Shkodranët që vijnë pas 4 rezultatesh pozitive rradhazi, nuk duan të ndalen dhe të vijojnë në këtë ecuri. Ku përballë publikut të tyre ditën e shtunë në orën 17:00, do kërkojnë maksimumin përballë durrsakëve.
Një futbollist që është kthyer para pak javësh për Vllazninë është Ildi Gruda. Sulmuesi ka lënë pas një dëmtim disa mujor për tu kthyer nën urdhërat e Brdariç. Pavarësisht se sulmuesi po angazhohet pak nga pak duke marrë minutat gradualisht. Megjithatë ai e ka gjetur golin e parë sezonal në fitoren 3-4 ndaj Tiranës, vetëm pas pak sekondash që ishte hedhur në fushë.
Por 24-vjeçari patjetër është një “armë” e fortë për Vllazninë. Duke qenë se ai ishte golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës sezonin e shkuar md 8 gola. E ndaj Teutës pritet të ketë më shumë minuta për të. Ku në ndeshjet ndaj durrsakëve numri 7-të “ndez” gjithmonë. Dhe këtë e vërtetojnë edhe statistikat.
Shkodrani i ka shënuar në dy raste ish-skuadrës së tij sezonin e shkuar. Kjo në fitoret 2-1 të Vllaznisë në javën e 23-të dhe po ashtu në fitoren 0-1 të kuqebluve në javën e 14-të të edicionit të shkuar.
Duke treguar kështu se Teuta është “preja” e preferurar e patjetër në kampin shkodran shpresojnë që Gruda të jetë në formën e duhur edhe kësaj rradhe e pse jo të gjejë rrjetën ndaj bregdetarëve./www.shkodrasport.com/