Franca ka arritur të triumfojë kundër Belgjikës me rezultatin final 1-0, takim i vlefshëm për fzën e 1/8-ave të Kampionatit Europian 2024.

Goli i vetëm i takimi u shënua në minutën e 85-të, ku Vertonghen u tregua i pafat kur devijoi topin e goditur nga Kolo Muani dhe i ndryshoi trajektoren duke “gënjyer” portierin e tij dhe dërguar topin në rrjetë. Ky gol do të ishte i mjaftueshëm për “Gjelat” që të avancojnë për në çerekfinalet e turnet, fazë ku nuk kanë qenë që nga viti 2016.

Në çerekfinale tani Franca do të presë fituesin e çiftit Portugali-Slloveni.

REZULTATI | FRANCË-BELGJIKË 1-0