Kampionati i kategorisë së parë ka mbyllur javën e pestë të tij dhe pas kësaj jave, janë dy ekipet që kryesojnë renditjet në grupet respektive.
Kështu, në grupin A është Vllaznia që kryeson me meritë me pikë të plota 15. Ndërsa në grupin B, ka një surprizë nëse mund ta quajmë kështu.
Në krye nuk janë emrat e njohur si Apolonia, Lushnja, Bylis, Besa apo Tomori, por një tjetër. Bëhet fjalë për Egnatian e Rrogozhinës.
Vllaznia kryeson grupin A kryesisht falë golave që po shënon një brazilian- Silvio Rodrigues Pereira Junior ndërkohë që Egnatia e ka fituar kryesimin dje falë një…shkodrani. Pikërisht të Abaz Karakaçit.
Në ndeshjen vendimtare ndaj Tomorit, kur gjithçka po shkonte drejt barazimit 2-2, mesfushori shkodran ka shënuar në shtesë golin e tretë dhe të fitores.
© shkodrasport.com