Dita e sotme ka qenë e veçantë për Klubin Vllaznia sepse ka festuar 99 vjetorin e krijimit të tij.

Natyrisht që nuk kanë munguar urimet për të gjithë njerëzit që kanë kontribuar në vite për skuadrat e ndryshme të këtij klubi.

Por nga ana tjetër, ka patur urime edhe nga ata që kanë qenë pjesë e kësaj skuadre. Një urim i tillë ka mbërritur sot edhe nga Brazili i largët.

Pikërisht nga ish- futbollisti i Vllaznisë Leandro da Silva. Me një postim në “instagram” ai ka shkruar: “Gëzuar 99 vjetorin Zonjë e Vjetër. Gëzuar KF Vllaznia”.

Një urim- perlë. E quan Vllazninë “zonjë e vjetër”, njëlloj siç konsiderohet Juventusi në Itali.

Leandro mbase është nisur nga fakti që Vllaznia është klubi më i vjetër në Shqipëri, gjithsesi urimi i këtij lojtari është një “perlë” e vërtetë.

Kjo do të thotë se mbresat që ai ka kaluar në Shkodër kanë mbetur ende të pashlyera tek ai ndonëse kanë
© shkodrasport.com