Luftëtari përfundon sërish në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve. Me padurim, dje pritej vendimi për kapitenin Aurel Demo por nuk erdhi një i tillë. Ai u la pushim dje në kupë për këtë shkak. Vendimi nga DHZK pritet të jepet, në përjashtim të ndonjë surprize tjetër.

Gjithçka ka të bëjë me faktin se lojtari ka kërkuara disa paga të prapambetura dhe ajo që ëshët më ë rëndësishmja, të jetë një lojtar i lirë.

Si klubi gjirokastrit ashtu edhe Aurel Demo kanë sistemuar dhe dërguar dokumentacionin përkatës, se si të dalin mirë nga kjo çështje. Në fund, do ketë vetëm një ”fitues”.

Nëse Demo ia del, do zyrtarizojë kalimin e tij te klubi i ri. Kjo nuk është çështja e vetme që trajtohet në DHZK pasi janë edhe shumë të tjera./newsport/