Partizanit do t’i largohen disa titullarë në këtë sezon, por me atë që kemi parë në fushë, skuadra e ka krijuar një lloj boshti, ku do të mbështetet në sezonet e ardhshme.

Në çdo repart janë të paktën nga dy lojtarë, ku Partizani mund të “kapet” fort. Në mbrojtje, Andi Hadroj ka treguar se është një lojtar stabël dhe ofron garanci, teksa për Bitrin nuk ka dyshime.

Në mesfushë Rrapaj dhe Matondo janë të gatshëm të mbajnë peshën e këtij reparti, teksa në një të ardhme ata mund t’i sigurojnë klubit të ardhura.

Në sulm Skuka dhe Cara janë dy lojtarët kyç dhe në sezonin e ri pritet të mbajnë më shumë peshë. Nëse Bitri është prej kohësh aty, të tjerët janë të rinj. Po nis një cikël.