Nga Endri ÇINARI

Jo vetëm futbollistët shkodranë, por edhe gjyqtarët nga qyteti verior kanë qenë protagonistë pozitivë në fundjavën që lamë pas në Superiore. Një tjetër gjyqtar nga kolegjiumi i Shkodrës ka bërë debutimin e tij absolut në elitën e futbollit tonë. Fjala është për Ditmir Grimcin, i cili ishte gjyqtary kryesor i ndeshjes Partizani-Bylis, e mbyllur në shifrat 1-0 për kryeqytetasit.

Performanca dhe debutimi i Grimcit u vlerësuan nga ekspertët e gjykimit. Kjo pasi vendimet e shkodranit ishin shumë të sakta dhe nuk lejuan asnjë polemikë në përfundim të 90 minutave. Kjo ishte edhe ndeshja e parë për Grimcin në Superiore. Ku ky i fundit i ka ngjitur një e nga një shkallët në futbollin tonë përsa i përket fushës së gjykimit. ,

Në sezonin e shkuar, Grimci ishte po ashtu një nga gjyqtarët më të vlerësuar në Kategorinë e Parë, madje shpesh duke iu besuar edhe ndeshje që mund të cilësohen si “delikate”. Dhe vlerësimet kanë qenë gjithmonë në rritje për shkodranin nga ana e drejtuesve të gjyqtarëve në FSHF. Dhe këtë sezon Grimci u shpërblye për punën dhe kontributin e tij, duke iu bashkuar tashmë elitës së “xhaketave të zeza”.

Në këtë mënyrë ai i bashkohet në Superiore edhe disa shkodranëvë të tjerë. Siç janë I.Myrtja, M.Bega dhe J.Podgorica, që kanë disa sezone në gjykojnë në Superligë. Emërimi i Grimcit si një gjyqtar i Superiores tregon se Shkodra ende dhuron shumë në këtë fushë.

Në vitet e fundit duket se disi është rikthyer edhe vëmendja e FSHF ndaj kolegjiumit të Shkodrës, që duhet thënë se përgjatë historisë është një nga kolegjiumet që ka prodhuar disa arbitrat më të mirë në vendin tonë./www.shkodrasport.com/