Një ditë pas bojkotit të stërvitjes, sot në orën 14:00 skuadra e Skënderbeut ka bërë një mbledhje urgjente me praninë e presidentit Ardjan Takaj dhe pjesëtarëve të stafit.

Lojtarët kanë paraqitur te presidenti shqetësimin e tyre për pagat, pasi kanë me muaj të tërë që nuk shlyhen.

“Panorama Sport” mëson se Takaj ju ka dhënë garanci për anën financiare, ndërsa i ka urdhëruar të zbresin në fushë, sepse kjo çështje nuk mund të zgjidhet me bojkot.

Lojtarëve u është premtuar se do të shlyhen së shpejti dhe kësisoji ata janë bindur për të nisur stërvitje.

E gjithe kjo ndodh pikerisht pak dite para sfides se rradhes qe Skenderbeu do te luaje pikerisht te shtunen ndaj Vllaznise ne Korçe.

Te dy ekipet ndodhen ne kuote te barabarte pikesh- 20 dhe padyshim qe rendesia e ketij takimi eshte e madhe dhe shkodranet sigurisht qe do te tentojne ta fitojne, per ta lene poshte vetes ne renditje skuadren korçare.

Kuqeblute duan te shfrytezojne situaten jo te mire qe po kalon kjo e fundit per shkak te problemit te pagave, ndonese nuk kane shume bese se kjo mund te kete ndikuar ne perkushtimin e futbollisteve per ndeshjen e pas tre diteve.